Një person ka shkelur me veturë një këmbësor dje në Shajkovc të Podujevës. Viktima ka vdekur në QKUK pasi nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve.
Sipas policisë, shoferi i veturës është i mitur.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i tij:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Shajkovc, Podujevë. 03.04.2022-12:17. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.