Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Rasin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.
“Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Zjarri kishte përfshirë katin e dytë të shtëpisë, banorët kanë arritur që të evakuohen dhe nuk ka persona te lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.