Arrestohen katër të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’

Kronikë e zezë

Arrestohen katër të dyshuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:21
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatësin e Procedurës Paraprake  pas ka zhvilluar një hetimi intensiv.  më 05.04.2022, kanë arrestuar kontrollimin e dy banesave në Prishtinë ku kanë arrestuar katër persona të dyshuar tre femra  dhe një mashkull, të gjithë kosovarë.  Të dyshuarit : K.K., ( 1979) A.M, (2001), XH.M., (1991), A.R., (2001) janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz dhe posedim i narkotikëve’’.

Policia si provë materiale ka konfiskuar: pajisje elektronike: katër (4) telefona mobil, një(1) Llap top, dy USB dhe 2 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

Lidhur me këtë rast,  viktima (femër) e trafikimit  është trajtuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale që përcakton me kod penal dhe do të vazhdojë të ndërmarr  masa ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat