Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, katër vetura të përfshira

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, katër vetura të përfshira

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Slivovë.

Në aksident janë përfshirë katër automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona, të cilëve i është ofruar ndihma mjekësore.

Borovci ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Në pamjet shihet edhe një nga automjetet e përfshira në aksident, si pasojë e të cilit është krijuar edhe kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat