Nëse e keni parë këtë vajzë lajmërojeni Policinë, është zhdukur që nga janari

Kronikë e zezë

Nëse e keni parë këtë vajzë lajmërojeni Policinë, është zhdukur që nga janari

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:47
Ardiana Bogiqi

21 vjeçarja, Ardiana Bogiqi nga Drenasi është zhdukur që nga 28 janari i këtij viti.

Policia përmes një komunikate për media po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Kushdo që ka informacion mund ta njoftoj Policinë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Person i zhdukur

Prishtinë, 05 prill 2022 – Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran komuna e Drenasit.

E njëjta konsiderohet si e zhdukur që nga data 28.01.2022.

Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat