Zbulohen detaje nga therja me thikë, Policia: Viktima u sulmua nga disa persona
Një person është sulmuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar nga Policia e Kosovës, Agron Borovci.
“Sonte rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona”
Në bazë të informatave fillestare bëhet e ditur se personi në fjalë është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor” ka thënë Borovci
Sipas informatave Policia ka dalë në vendngjarje ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rast.
(22:42)-Shokohen banorët e Prishtinës, dyshohet për therje me thikë
Një ngjarje e orëve të vona i ka shqetësuar banorët e një lagjeje të Prishtinës.
Siç mëson “Bota sot”, dyshohet se ka ndodhur një therje me thikë.
Rrugët në lagjen afër shkollës "Elena Gjika” janë bllokuar nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, Policia nuk ka dhënë informacione lidhur me rastin.
Kurse, në fotot e siguruara nga “Bota sot”, shihet edhe pikat e gjakut në skenën e krimit.