Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e mbrëmshëm në Prishtinë, saktësisht në rrugën Zenel Salihu.
Sipas policisë, pas një mosmarrëveshje mes dy personave, njëri ka sulmuar tjetërin me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-së dhe pas tretmanit është liruar. Rasti mbetet nën hetime.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Zenel Salihu, Prishtinë, 05.04.2022-21:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me te dyshuarin mashkull kosovar, nga i njëjti është sulmuar me mjet të mprehtë, duke e goditur në dorë. Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKUK-së dhe pas tretmanit është liruar. Rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante.