Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy prindër në veri të Mitrovicës në rrugën Kollashinska kanë braktisur vajzën e tyre.
Policia ka intervistur këta të dy dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS
Rr. Kollashinska, Mitrovicë veri,05.04.2022-12:30. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit kanë braktisur vajzën e tyre viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.