​Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata në Mitrovicë

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë nga gjykata në Mitrovicë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për të cilin kishte urdhëresa aktive të lëshuar nga gjykata kompetente.

G. D., 26-vjeçar, akuzohet për tri raste të veprave penale mashtrim, kanosje dhe blerje të sendeve të përfituara me kryerje të veprës penale.

Pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat