Sot rreth orës 15:00, policët e stacionit policor të Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në rrugën “Mejdi Xhaferi” në Ferizaj gjatë një asistimi të Doganës së Kosovës dhe KEDS-it kanë gjetur armë zjarri.
Policia ka shoqëruar personin e dyshuar SH.J. (64), pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, me dyshimin e prodhimit të kriptovalutave nga Dogana e Kosovës dhe KEDS.
Nga ana e policisë janë gjetur dy pushkë të gjata, dy pistoleta, një bajonetë dhe sasi e municionit, të cilat janë konfiskuar.
I dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të mëtejme të rregullt hetimore.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/07/auto_Screenshot_3-23-780x4391649354361.jpg)