Gruaja nga Shqipëria rrah keq një burrë në Shtime

Kronikë e zezë

Gruaja nga Shqipëria rrah keq një burrë në Shtime

Më: 8 prill 2022 Në ora: 10:11
Ilustrim

Një grua është arrestuar të enjten rreth orës 19:20 në komunën e Shtimes, pasi që raportohet se ka sulmuar fizikisht një burrë.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se janë intervistuar të dy palët.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër Shtetase e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat