Polica e Kosovës ka bërë të ditur se është arratisur një person i cili ishte në mbajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante janë duke u marrë me rastin.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në mbajtje të dënimin në QEK, është arratisur dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë relevante duke u marrë me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.