Një e dyshuar, femër është arrestuar para tri ditësh në Fushë Kosovë.
Ajo dyshohet të ketë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Sipas policisë, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë, me vendim të prokurorit.
“Fushë Kosovë (NN) 06.04.2022 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me dyshimin për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”. Me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në qendrën e paraburgimit për 48 orë” thuhet në njoftimin e policisë.