Dy persona janë shtënë me armë zjarri nga disa persona të tjerë të panjohur.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka treguar se rasti ka ndodhur në Vushtrri, gjegjësisht në fshatin Nadakoc.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se derisa kanë qenë me automjetin tyre, person-a të panjohur nga një automjet në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vend e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin 24 orësh.
PK gjithashtu ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pasi intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.