Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Kamenicë – Gjilan, në fshatin Miresh i Vogël.
Nga ky aksident të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
“Ka ndodhë një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë dy automjete civile me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e automjete si dhe një pasagjer. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.