Një grua nga Podujeva është kanosur nga ish-burri i saj, përmes rrjeteve sociale.
Policia bën të ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima femër kosovare ka informuar se përmes rrjetit social, është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.