Një veturë e cila drejtohej nga një grua ka shkelur një këmbësor dje në Fushë Kosovë, i cili sipas policisë ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa shoferja me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fushë Kosovë 09.04.2022 – 21:27. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull (këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte e dyshuara femër. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.