Një sipërfaqe e pyllit dhe livadheve është përfshirë nga zjarri në fshatin Kushevicë të Podujevës.
Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin në tërësi.
Dëmet janë të konsiderueshme.
Njoftimi:
Kushevicë, Podujevë, 09.04.2022 – 15:50. Është raportuar se një sipërfaqe e pyllit dhe livadheve është përfshirë në zjarr. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin në tërësi. Dëmet janë të konsiderueshme.