Një grua është sulmuar fizikisht dje nga burri i saj në Ferizaj, në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës.
Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, njofton policia.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM TRUPOR /Ferizaj 09.04.2022-00:00. Viktima femër ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull– bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht, po ashtu në rrahje është përfshirë edhe vëllai i viktimës i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.