Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar, pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike marihuanë dhe një mulli për bluarjen e saj.
Personat e arrestuar janë: Hajdar Berisha, Ferdijan Arifaj dhe Nexhat Ajeti.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pak para mesnate.
Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.