Një aksident trafiku ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se lëndime ka pësuar vetëm motoçiklisti.
“Rreth orës 16:00, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti, i cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Zahiti.