Me maska e automatikë plaçkitet banka në Zubin Potok – vidhen mbi 90 mijë Euro

Kronikë e zezë

Me maska e automatikë plaçkitet banka në Zubin Potok – vidhen mbi 90 mijë Euro

Më: 11 prill 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Tre persona të maskuar me armë automatike e kanë grabitur një bankë në Zubin Potok, ku kanë vjedhur mbi 90 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq.

Radoviq ka thënë se janë vjedhur 10 milionë dinarë (84 mijë e 915 euro) dhe 6 mijë euro.

Tutje, ai tha se veturën të cilën e kanë përdorë tre të maskuarit është me targa të Kosovës, nga qyteti i Mitrovicës.

Në fund, Radoviq tha se vetura është larguar në drejtim të panjohur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat