Një grua është gjendur e vdekur në banesën e saj në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:50 ku dyshohet se viktima ka vuajtur nga depresioni.
Sipas raportit 24 orësh të policisë trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë, 11.04.2022 – 10:50. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Viktima dyshohet se ka pasur probleme me depresion. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.