Policia e Kosovës ka raportuar se dje ka vdekur një burrë në Prizren derisa ishte duke punuar.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë përderisa ishte duke punuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se me trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet tutje në njoftim.
Ndërkohë që rasti po hetohet si “Vdekje e dyshuar”.