Aksident në Maliq, 13 vjeçari në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident në Maliq, 13 vjeçari në gjendje të rëndë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 06:37
Foto ilustrim

Një 13 vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një makinë në rrugën e fshatit Orman në Maliq.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen e së martës, tha policia. Sipas saj, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat