Bie nga kati i tretë – vdes punëtori

Kronikë e zezë

Bie nga kati i tretë – vdes punëtori

Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një person ka vdekur sot në Grabanicë të Klinës pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra pas rrëzimit nga një objekt.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi ka rënë nga kati i tretë i objektit ku po punonte.

“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Rasti është duke u hetuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat