Arrestohet një person për sulm seksual në Shtërpcë  

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për sulm seksual në Shtërpcë  

Më: 15 prill 2022 Në ora: 09:14
Ilustrim

Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datë 14.04.2022 rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një rast i sulmit seksual.

Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht,  ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve.

I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht.

Pas intervistimit të hetuesve rajonal, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual’’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat