Një biznes raportohet se është sulmuar me armë zjarri në Nikël të Krujës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Biznesi është një mobileri. Ka qenë pronari që ka denoncuar ngjarjen në polici.
"Më datë 15.04.2022, rreth orës 08:20, shtetasi M. K. ka njoftuar sallën operative se në fasadën e objektit (mobilierisë) në pronësi të tij, ka konstatuar disa shenja, që dyshohen se janë shkaktuar nga armë zjarri gjatë natës" njoftoi policia.
Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person, teksa ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/April/15/auto_-640-0-f71486cfe8d69d31473afa750e0cf59c1650009761.jpg)