219 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në bazë të raportit të punës për 24 orëshin e fundit.
Në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) janë trajtuar 70 pacientë, në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik 38 dhe në Dhomën e Shërbimit Internistik 59 pacientë.
Janë kryer 40 vizita ortopedike.
Ndërsa, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente komunikacioni, janë trajtuar 15 persona.