Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Xërxë të Prizrenit.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Sipas raportit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa intervenimi i FSK-së dhe KFOR-it ka qenë i nevojshëm.
Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin.
Ky është raporti i plotë i Policisë:
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Fsh. Xërxe 15.04.2022 – 11:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, në një shtëpi të pa banuar ka vërejtur një mjetë të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it në mënyrë të kontrolluar kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar shpërthyes, dhe gjithçka ka shkuar në rregull.