Është arrestuar çifti nga Peja pasi të njëjtit janë rrahur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri – tjetrit.
Sipas raportit të policisë çiftit i është ofruar tretman mjekësor.
“DHUNË NË FAMILJE Pejë 15.04.2022 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, qifti bashkëshortor janë përleshur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit. Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.