Një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj, në Mitrovicë, mbrëmjen e kaluar.
Siç bën të ditur Policia, palët janë intervistuar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
.