Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili përmes telefonit e kishte ngacmuar një burrë për shkak të borxhit.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sami Gashi” në Mitrovicë, rreth orës 17:00, të enjten.
“Arsyeja e ngacmimit dyshohet se ndërlidhet me një borxh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.