Media mbrëmë ka raportuar për një rast në të cilin një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohej për tentim therje me thikë.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Një person është ankuar në Polici se një qytetar nga komuniteti ashkali e ka kanosur me thikë. Ndërkohë, Policia ka dalë në vendngjarje, ku ka arrestuar dhe kontrolluar të dyshimtin, mirëpo te i njëjti nuk është gjetur asgjë.
Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe të dyshuarit i është bërë alkool-testi, ku i njëjti ka rezultuar 1.99 promile.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit si dhe është iniciuar si “Kanosje”.