Vdes në QKUK një qytetar nga Obiliqi, i njëjti ishte lënduar në vendin e punës

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK një qytetar nga Obiliqi, i njëjti ishte lënduar në vendin e punës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar dje ka ndërruar jetë në QKUK një qytetar nga Obiliqi.

Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se viktima mashkull ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që në një firmë në Obiliq gjatë punës kishte pësuar lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima më pas kishte ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat