Katër persona janë arrestuar, në një diskotekë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë pas një mosmarrëveshje ndërmjet tyre janë konfrontuar edhe fizikisht duke u rrahur.
Dy prej të dyshuarve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Pasi që kishin pësuar lëndime të lehta trupore-sipas raportit te mjekut.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.