Çagllavicë, një personi i vidhen pllakat e shporetit elektrik

Kronikë e zezë

Çagllavicë, një personi i vidhen pllakat e shporetit elektrik

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:44
Ilustrim

Dy pllaka të shporetit elektrik dhe dy bukë-pjekëse elektrike janë vjedhur nga shtëpia e një personi në Çagllavicë të Graçanicës, të shtunën.

Në raportin e policisë thuhet se pronari i shtëpisë kishte thënë se personat e panjohur e kishin hapur me forcë derën e shtëpisë së tij, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi:

Çagllavicë, Graqanicë 16.04.2022 – 00:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur dy pllaka të shporetit elektrik si dhe dy bukë-pjekëse elektrike. Rasti mbetet nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat