Një person është shoqëruar për në stacionin policor pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50 në Suharekë, ndërsa rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë sekuestruar si prova materiale: një telefon Iphone 6 dhe një DV-ar që dyshohet se janë shfrytëzuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.