Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, ku u përfshinë tri vetura

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Fushë Kosovë, ku u përfshinë tri vetura

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri vetura.

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila shtoi se janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sot rreth orës 09:00, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete( një e cila ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat