Është arrestuar një burrë i cili ka vjedhur kabllo elektrike në termocentralin Kosova A në Obiliq.
“Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg”, thuhet në raport.
Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.