Prishtinë, arrestohet një person pasi ngacmoi ish të dashurën

Kronikë e zezë

Prishtinë, arrestohet një person pasi ngacmoi ish të dashurën

Më: 19 prill 2022 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person është arrestuar mëngjesin e së hënës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit.

Sipas policisë, i njëjti ka ngacmuar ish-të dashurën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 18.04.2022 – 08:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokuronit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat