Është arrestuar një grua në Malishevë, e cila pas një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Sipas policisë, viktima si pasojë e sulmeve ka pranuar tretman mjekësor.
“E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.