Podujevë, hajnat i vjedhin në shtëpi para dhe ar

Kronikë e zezë

Podujevë, hajnat i vjedhin në shtëpi para dhe ar

Më: 22 prill 2022 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur para të gatshme dhe të stoli ari në shtëpinë e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në fshatin Shakovicë, Podujevë.

Siç thuhet në raport rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat