Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një raste të dhunës në familje.
Ky rast është raportuar në rajonin e Prishtinës, ku viktima është femër dhe te e njejta është ushtruar dhunë fizike nga vëllai i saj.
Siç njofton Policia, viktima ka marrë tretmanin mjekësor dhe raportin mjekësor, derisa personi mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet ne raportin e Policisë.
“Prishtinë, 21.04.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”