Një grua ka pranuar tretman mjekësor pasi është sulmuar seksualisht nga një person në Ferizaj.
Sipas policisë, nga i dyshuari asaj i është marrë me forcë telefoni mobil.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Ferizaj, 21.04.2022 – 11:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas saj është ngacmuar seksualisht nga një mashkull i pa njohur, i cili me forcë i kishte marrë edhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.