Një vajzë në Gjilan është zhdukur pesë ditë më parë.
Ndërsa, rastin në Polici e ka raportuar dje babai i saj.
Ai ka thënë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Rr. Ramadan Zeka, Gjilan 17.04.2022 – 22:00. Më 22.04.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.