Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Vushtrri.
Pronari e ka raportuar rastin në polici, duke thënë se rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura.
“Viktima mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohur nga zjarri është përfshirë shtëpia e tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në raport.
Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.