Një person përderisa ishte duke punuar, makina ia ka dëmtuar dorën.
Rasti ka ndodhur dje në Suharekë, ku viktima trajtimin mjekësor fillimisht e ka pranuar në emergjencën e Suharekës.
Më pas është dërguar në QKUK Prishtinë, ku edhe vazhdon trajtimin mjekësor.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.