Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i regjistruar mesditën e sotme në në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq ku humbi jetën Kujtim Azizi, banues në Rëmbec.
Mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte laerguar nga banesa dhe familjarët kishin nisur kërkimet në zonë.
Shoferi i mjetit Lorenc Tome, banues gjithashtu në fshatin Rëmbec, kur e ka parë ka ulur shpejtësinë duke i thënë "shko në shtepi se po të kërkojnë".
Në atë moment Azizi është hedhur para makinës.
Ky version është provuar nga dëshmitarët okularë dhe deklarimet e familjarëve që e kërkonin.
Si pasojë e përplasjes ai mbeti i plagosur rëndë. Edhe pse u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, Azizi ndërroi jetë në spital nga plagët.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.