22-vjeçari me armë në brez arrestohet në mes të Prishtinës

Kronikë e zezë

22-vjeçari me armë në brez arrestohet në mes të Prishtinës

Më: 25 prill 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Mbrëmë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një zyrtar policor derisa ishte duke dalë nga një market e kishte hasur një 22-vjeçar i cili kishte pasur armë të shkurtë në brez.

Buroftojnë se polici ishte jashtë orarit të punës dhe ishte me rroba civile, mirëpo ka arritur ta ndalojë personin e dyshuar.

Në vendngjarje më pas kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin e më pas e kanë dërguar në stacion për ta kompletuar rastin.

Arma i është konfiskuar të dyshuarit, ndërsa ky i fundit pas intervistimit është liraur në procedurë të rregullt.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat